Pa punën tonë, asnjë rrotë nuk do të rrotullohej në këtë botë:
Në kemi fuqinë ta ndalojmë botën dhe ta ndryshojmë rrënjësisht!
Thirrje për grevën ndërkombëtare të 8 Marsit
8 Marsi është dita ndërkombëtare e Grave. Për dekada ne kemi dalë në rrugë në këtë ditë për të vënë në dukje përvojat tona dhe abuzimin shoqëror ndaj të cilit ne jemi të ekspozuara cdo ditë. Ne jemi gra, lezbike, persona jo-binar, transgjinor dhe interseks dhe jemi pjesë e një lëvizje ndërkombëtare. Vitin e kaluar pati protesta në të gjithë botën. Miliona njerëz morën pjesë në demonstratë. Vetëm në Hamburg kishte 10,000 pjesëmarrës. Në 2020 ne do të vazhdojmë në bazë të këtyrë sukseseve dhe sërisht do t´i lëmë lavamanët plot dhe zyrat e zbrazura. Ne do të demonstrojmë dhe do të protestojmë!
Çfarë na bën ne të xhindosura?
Për vite me rradhë, ne kemi dëshmuar se si fëmicide1 është nënvlerësuar si thjeshtë “Krim brenda marrëdhënieve“. Vetëm në 2018, nëntë gra dhe persona transgjinorë në Hamburg u vranë në këtë mënyrë. Vazhdimisht na duhet të durojmë komentimin seksist, homofob dhe tranfobik. Ne jemi të shtypura dhe të shfrytëzuara nga strukturat patriarkale. Puna jonë është e nënvlerësuar dhe e vlerësuar në mënyrë të pabarabartë: ne akoma fitojmë përafërsisht 22% më pak se meshkujt cis2 . Në shtëpi ne ofrojmë orë të panumërta dhe të papaguara si prindër, për punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjes. Në pleqëri shpesh na duhet të vuajmë në varfëri sepse nuk mund të përmbushim nevojat tona me pensionet që marrim. Pritet që të sigurojmë mbështëtje emocionale për të gjithë njerëzit rreth nesh dhe të vendosim nevojat e të tjerëve para tonave. Por pavarësisht sa të ndryshëm jemi, ne jemi të gjithë punëtorë. Qoftë me një stilolaps ose çelës mekanik, me një kompjuter ose më një fshesë, me pagesë ose papagesë: gjithmonë pritet që ne ta bëjmë punën gati dhe pa u ankuar. Ajo çfarë ne na bashkon është fuqia për të hequr dorë nga puna jonë e paguar ose e papaguar!
Kush jemi ne?
Ne jemi njerëz shumë të ndryshëm nga kontekste të ndryshme. Diversiteti ynë na bën ne të fortë. Ne kërkojmë të drejtën e një jete të lirë në një shoqëri që siguron të drejta të barabarta për të gjithë. Me 8 Mars ne do të dalim në rrugë për t’i vënë në pah këto kërkesa. Ne do të bëjmë publike atë që privatësisht është fshehur. Do të bashkojmë përvojat, të cilat përndryshe do të mbesnin të izoluara. Ne do të kërkojmë një shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit kanë çfarë u nevojitet dhe mund të jenë ata që janë pa pasur frikë. Ne nuk duam pjesëmarrje të barabartë në një sistem të bazuar në diskriminimin, shfytëzimin e njerëzve dhe mjedisit. Ne po luftojmë për ndryshim shoqëror themelor dhe feminizëm anti-kapitalist.
Çfarë duam ne ?
Greva është një mundësi për tu bashkuar ne beteja të ndryshme dhe për tu solidarizuar politikisht dhe ne menyre aktive. Ne po luftojmë për një botë në të cilën secili punon sips aftësisë së tij dhë shpërblehet sipas nevojave të tij. Ne po vëmë në dukje punën e fshehur dhe të pa paguar.
Ne jemi dukë politizuar marrëdhëniet dhe dinamikën familjare, sepse jeta private është politikë.
Ne kërkojmë të vendosim vetë kur dhe si punojme, sepse cdo sekondë e ditës sonë është koha jonë.
Ne kërkojmë njohje sociale dhe përmirësim material për profesionet në fushën e Kujdestarisë, si për shëmbull, Kujdestaria për të moshuarit dhe për fëmijët. Ne jemi kundër kriminalizimit të punonjësve të seksit. Në jemi për një shoqëri ku çdo kush mund të jetojë një jetë të mirë dhe të sigurtë.
Ne luftojmë në solidaritet përkrah personave transgjinorë, interseks dhe jo-binarë të të gjithë botës, pasi vetëm ne përcaktojmë gjininë tonë. Nuk do të na thuhet se si duhet të dukemi, të sillemi apo të vishemi dhe nuk do të sulmohemi apo abuzohemi për këtë. Ne nuk kemi nevojë për mbrojtje nga meshkujt cis; ne kërkojmë marrjen fund të çdo dhune. Një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve!
Ne vendosim vetë kur dhe me kë kryejmë marrëdhënie seksuale. Ne vendosim vete se kë duam. Ne po luftojmë për të drejtën e zgjedhjes përsa i përket trupit tonë. Ne do të vendosim nëse dhe kur do të mbesim shtatzënë dhe nëse do e ndërpresim atë shtatzëni.
Ne nuk do të lejojmë më veten të diskriminohemi në bazë të racës ose të seksualizohemi si “Bukuri ekzotike”. Pavarësisht nëse mund të shqiptoni emrat tanë ose jo, ne nuk do të pajtohemi. Feminizmi ynë mbetet antiracist!
Ne kërkojmë një shoqëri të hapur, në të cilën të gjithë mund të jetojnë dhe punojnë aty ku dëshirojnë, në të cilën grave refugjate, më aftësi të kufizuara, lezbike dhe personave jo-binarë, transgjinorë dhë interseks u sigurohet rezidenca dhe një shtëpi e sigurt dhe e përshtatshme.
Ne po luftojmë për një shoqëri pa kombe dhe kufinj. Ne po luftojmë kundër antifeminizmit, racizmit, antisemitizmit, antiziganizmit dhe racizmit anti musliman!
Çfarë do të thotë grevë?
Nëse ekziston një e drejtë për grevë politike në Gjermani është e diskutueshme. Prandaj duhët të jemi krijues! Ka shumë mënyra për t´u përfshirë. Le të mblidhemi dhe të protestojmë së bashku. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me apele ndaj politikanëve dhe punëdhënësve. Greva në formën e një veprimi politik është një mënyrë efektive për të arritur qëllimin tonë. Megjithatë ka shumë forma të mundshme greve: duke filluar nga refuzimi për të bërë kafenë ose pastruar, deri në refuzimin e punës në të zezë.
Le të aktivizohemi dhe organizohemi! Thërrisni së bashku komitetet studentorë, komitetet e punëtorëve, komitetet e personave me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë. Le të flasim më kolegët, miqtë, nënat, gjyshet, hallat, tezet dhe motrat tona.
Le të bëjmë grevë së bashku me 8 Mars! Le të marrim politikën në duart tona, të demonstrojmë në rrugë dhe të zëmë vendet publike. Le të luftojmë me të gjitha mjetet e nevojshme , si bënë dhe paraardhësit tanë, për një jetë më të mirë për të gjithë. Për njohjen e punës tonë, për zbatimin e kërkesave tona dhe për arenën civile që na përket të gjithëve!
Derisa çdo ditë të jetë 8 Mars! Bashkohuni me ne!
1 “Femicide” është një term i cili i referohet urrejtjes së bazuar në gjininë femërore, i përkufizuar gjerësisht si “vrasja e qëllimshme e femrave sepse ato janë femra”.
2 Meshkujt cis janë meshkuj që klasifikohen si meshkuj në lindje dhe identifikohen me këtë klasifikim. Meshkujt trans janë gjithashtu meshkuj, megjithatë nuk kanë të njejtat privilegje pasi janë të shtypur.